Ndërlidhjet

Tadiq: Për Kosovën luftë me mjete diplomatike


Presidenti Boris Tadiq tha sot se Serbia nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e integritetit territorial për shkak të integrimeve evropiane.

"Nëse dikush mendon se kjo qeveri proevropiane do të heqë dorë nga mbrojtja e interesave kombëtare për shkak të perspektivës evropiane, mashtrohet", tha Boris Tadiq në një konferencë për gazetarë.

Ai mëtutje tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është interes kryesor kombëtar, por kjo nuk do të thotë se Serbia do të pranoj kushtëzime.

Zoti Tadiq tha se Serbia do të vazhdoj të luftoj për Kosovën me mjete diplomatike.
XS
SM
MD
LG