Ndërlidhjet

Pentagoni mbështet rritjen e ushtrisë afgane


Shefi i Pentagonit Robert Gates pritet të mbështesë planet për rritjen e ushtrisë afgane me më shumë se 50'000 trupa duke e çuar në ushtri me 120 mijë forca.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, të cilat theksojnë se ky plan do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Pritet që shefi i Pentagonit të ristrukturojë dhe praninë amerikane dhe ndërkombëtare në Afganistan për t'iu përgjigjur më mirë kërcënimeve në rritje nga talebanët.
XS
SM
MD
LG