Ndërlidhjet

Pakistan: Gjeneralët për fatin e Musharafit


Udhëheqësia ushtarake pakistaneze po takohet sot, në afërsi të Islamabadit për të diskutuar rreth krizës politike me të cilën ballafaqohet presidenti Pervez Musharaf.

Takimi i gjeneralëve zhvillohet një ditë pasi koalicioni qeverisës shpalli planet për votëbesim ndaj presidentit, në mbledhjen e parlamentit me 11 gusht.

Vëzhguesit politikë e vlerësojnë të rëndësishëm takimin e sotëm, pasi ai do të tregojë masën e mbështetjes për Musharafin nga ushtarakët.
XS
SM
MD
LG