Ndërlidhjet

Bush mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush është zotuar për mbështetjen e integritetit territorial të Gjeorgjisë, dhe është informuar rregullisht për krizën që pprfshiu Rusinë në rajonin separatist të Gjeorgjisë.

Zëdhënësja Dana Perino tha se Shtëpia e Bardhë u bën thirrje të gjitha palëve që të "shtensionojnë situatën dhe të shmangin konfliktin".

Departamenti i Shtetit tha se Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice ka folur me palët e përfshira dhe është për t'u dhënë fund luftimeve.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja gjithashtu bënë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës në Osetinë Jugore.
XS
SM
MD
LG