Ndërlidhjet

Sarkozy viziton Moskën dhe Tbilisin


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, takohet sot në Moskë me homologun rus Dmitry Medvedev, para se të udhëtojë për në Tbilisi, njoftoi kabineti i tij.

Gjiashtu u njoftua se Sarkozy, si president i vendit që ka kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian, praparakisht ka zhvilluar dy biseda të gjata telefonike me Medvedevin ashtu si edhe me liderë evropianë në përpjekje për dhënien fund të luftimeve në Gjeorgji.

Ndërkohë, liderët e Polonisë, Ukrainës dhe tre shteteve Balltike, planifikojnë të vizitojnë Tbilisin, në shenjë mbështetjeje për Gjeorgjinë.

Kabineti i presidentit të Lituanisë njoftoi se liderët do të "shprehin mbështetjen për Gjeorgjinë, e cila është okupuar nga trupat ruse dhe për presidentin e ligjshëm Mikhel Sakaashvili".
XS
SM
MD
LG