Ndërlidhjet

Bryza: Rusia të lirojë portet e Gjeorgjisë


I dërguari amerikan Matheu Bryza tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë presion mbi Rusinë që menjëherë të sigurojë qasjen e lirë në portet gjeorgjiane dhe qarkullimin e anijeve.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, ai gjithashtu tha se Rusia duhet të përfundojë rolin e saj paqëruajtës në Kaukaz, pasi është vënë në anën e separatistëve.

Moska ka mohuar bllokimin e ngarkesave të naftës në dy porte të Gjeorgjisë, por kompanitë e naftës i kanë akuzuar anijet ushtarake ruse për ndalimin e qarkullimit të tyre nga porti, Poti.
XS
SM
MD
LG