Ndërlidhjet

Izmir: 13 të plagosur nga automjeti bombë


Tetë oficerë policie dhe tre ushtarë janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti bombë në Turqinë perëndimore.

Guvernatori lokal në Izmir tha se automjeti i parkuar shpërtheu në çastin kur në afërsi kaloi një minibus me oficerë policie. Cahit Kirac tha se shpërthimi me gjasë është aktivizuar nga largësia.

Të martën, një shpërthim tjetër në qytetin jugor Mersin plagosi 13 oficerë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm, por zyrtarët turq i kanë fajësuar rebelët kurdë për sulmet e fundit me bomba.
XS
SM
MD
LG