Ndërlidhjet

Rusi: Protesta për vrasjen e një gazetari


Më shumë se një mijë njerëz u tubuan në republikën jugore ruse të Ingushetisë për të protestuar mbi vdekjen e një gazetari të njohur dhe udhëheqësi lokal të opozitës, i cili u vra ndërsa ishte në paraburgim.

Protestuesit në sheshin qendror të qytetit Nazran u tubuan rreth arkivolit të Magomed Yeloyev, i cili kishte një faqe në internet, ku shpesh herë përplasej me udhëheqësinë e mbështetur nga Kremlini.

Policia tha se ai u vra aksidentalisht, kur u përpoq t'i rrëmbejë armën policit, por mbështetësit e tij dhe grupet për të drejtat e njeriut thanë se nuk besojnë në këtë verzion të ngjarjes.
XS
SM
MD
LG