Ndërlidhjet

Siri: Bisedime për paqen në Lindjen e Mesme


Presidenti francez Nicolas Sarkozy i është bashkuar liderëve të Sirisë, Turqisë dhe Katarit për të diskutuar mbi mundësitë e paqes izraelito-palestineze.

Diskutimet në Damask vijnë një ditë pasi që Sarkozy dhe presidenti sirian Bashar al-Assad, diskutuan mundësinë e bisedimeve për paqen mes Sirisë dhe Izraelit.

Franca ka thënë se do sponsorizojë këto bisedime, atëherë, kur të vijë koha.

Sarkozy ka theksuar se Siria mund ta bind Iranin në heqjen dorë nga programi i tij bërthamor.

Sarkozy është lideri i parë i një qeverie perëndimore që viziton Damaskun, që nga 2005-ta, kur u bë atentat mbi ish-kryeministrin libanez Rafik al- Hariri.

Siria qe akuzuar se qëndron pas vrasjes- një akuzë kjo që është hedhur poshtë nga Siria.
XS
SM
MD
LG