Ndërlidhjet

EULEX-i shtohet me 50 persona


Misionit të EULEX-it iu shtuan 50 anëtarë të rinj gjatë fundjavës që lamë pas. Zhvillimi i fundit është një tjetër tregues i shtimit të përpjekjeve nga ana e misionit të EULEX-it që funksionalizohet plotësisht.

"Ky është hapi i parë i rëndësishëm i shpërndarjes së ekipit të EULEX-it në një shkallë të madhe. Ky hap do të pasohet me afro 100 kolegë të ardhur për çdo javë", tha shefi i EULEX-it Yves de Kermabon.

"Ekipi i EULEX-it do të ndihmojë qeverisjen vendore për të ndërtuar një shoqëri ku sundon rendi dhe ligji, jashtë ndikimeve politike, duke vepruar brenda kornizave ligjore në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët ndërkombëtarë për të nxitur shumëetnicitetin, të drejtat e njeriut dhe standardeve të pranuara evropiane", ka theksuar De Kermabon.

XS
SM
MD
LG