Ndërlidhjet

Bosnje: KQZ refuzoi vëzhguesit nga Kosova


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Bosnjë e ka refuzuar kërkesën për të akredituar vëzhguesit nga Kosova që t'i mbikqyrin zgjedhjet e 5 tetorit, të cilët më herët vetë i kishte ftuar.

"Kërkesa për të akredituar vëzhgues nga Komisioni i Zgjedhjeve i Kosovës është refuzuar", ka thënë zëdhënësja, Maksida Bajramoviq.

Më herët këtë javë, kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Millorad Dodik e kritikoi Komisionin për ftesën që u kishte bërë vëzhguesve kosovarë.
XS
SM
MD
LG