Ndërlidhjet

KKS: Bisedimet Beograd-UNMIK, jo transparente


Përfaqësuesit e kuvendit të komunave serbe të Kosovës, kanë kërkuar nga autoritetet në Beograd, që në bisedimet e ardhshme me UNMIK-un të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e këtij institucioni.

Në mbledhjen e sotme të këtij kuvendi në veri të Mitrovicës u tha se bisedimet e deritashme të autoritetve serbe me UNMIK-un "nuk kanë qenë transparente dhe se UNMIK-u nuk guxon ta përgatisë rrugën e vendosjes së misionit të BE-së në Kosovë".

Po ashtu theksohet se një pjesë e ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka zhvilluar bisedime me UNMIK-un, derisa pjesa tjetër me përfaqësuesit e EULEX-it dhe institucionet e Kosovës.

Kuvendi i komunave serbe të Kosovës u krijua pas zgjedhjeve të Serbisë të 11 Majit, mbajtja e të cilave në Kosovë është cilësuar e paligjshme nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG