Ndërlidhjet

Serbia kthen ambasadorët në vendet që njohën Kosovën


Serbia ka vendosur sot që të kthejë të gjithë ambasadorët në shtetet nga të cilat ishin tërhequr për shkak se ato kishin njohur pavarësinë e Kosovës.

"Qeveria ka vendosur që të rikthejë ambasadorët nga ato vende prej të cilave ishin tërhequr, në mënyrë, që të vazhdojnë aktivitetet diplomatike që kanë për qëllim ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial", thuhet në një deklaratë të qeverisë serbe.

Vendimi vjen një ditë pasi që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi propozimin e Serbisë, që i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që të japë mendim këshilldhënës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG