Ndërlidhjet

Beograd: Ambasadorja e Malit të Zi duhet të largohet


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka konfirmuar se ambasadores së Malit të Zi në Beograd, Anka Vojvodiq, i është kumtuar se nuk është e mirëseardhur në Beograd për shkak se Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se këtë lëvizje të ashpër Beogradi e ndërmori për shkak se vendimi i Podgoricës për njohjen e Kosovës u bë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, vendosi që pavarësia e Kosovës të shqyrtohet në Gjykatën ndërkombëatre të drejtësisë.
XS
SM
MD
LG