Ndërlidhjet

Gjenevë: Fillojnë bisedimet Rusi-Gjeorgji


Rusia dhe Gjeorgjia sot i fillojnë bisedimet e para që nga luftimet e muajit gusht rreth rajonit separatist të Osetisë së Jugut.

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon tha se bisedimet prapa dyerve të mbyllura synojnë të rivendosin besimin ndërmjet dy palëve.

Në takimin e sotëm merr pjesë edhe një delegacion amerikan, si dhe përfaqësues nga rajonet separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, të cilat Rusia tashmë i ka njohur si shtete të pavarura.
XS
SM
MD
LG