Ndërlidhjet

Çekët pa viza në SHBA prej 17 nëntorit


Zyrtarët thanë se më 17 nëntor Republika e Çekisë do t'i bashkangjitet programit amerikan për heqjen e vizave.

Kryeministri çek Mirek Topolanek e bëri të ditur datën pas takimit të sotëm në Pragë me sekretarin për Sigurinë e Brendshme, Michael Chertoff.

Në fillim të këtij muaji, presidenti George Bush shpalli se Letonia, Lituania, Estonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Koreja e Jugut do t'i bashkangjiten programit, i cili u lejon shtetasve të këtyre vendeve që të udhëtojnë në SHBA pa pasur nevojë që të sigurojnë viza.

Aktualisht programi mbulon 27 vende, përfshirë shumicën e Evropës Perëndimore.
XS
SM
MD
LG