Ndërlidhjet

Jones: Do rriten ndjeshëm njohjet për Kosovën


Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Stuart Jones ka deklaruar se numri i vendeve që do të njohin pavarësinë e Kosovës do të rritet ndjeshëm në të ardhmen.

Këtë qëndrim diplomati i lartë amerikan e mbajti në Tiranë gjatë punimeve të Konferencës së përvitshme të ambasadorëve shqiptarë, të akredituar në vende të ndryshme të botës.

Jones tha se ka përparim në zhvillimet në Kosovë. Në fjalimin e tij zv/ndihmës Sekretari Amerikan vlerësoi se Shqipëria është një partner i devotshëm dhe serioz i SHBA-ve në sfidat e përbashkëta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG