Ndërlidhjet

Bruksel: Qëndrim unik në Samitin e Uashingtonit


Presidenti francez Nicolas Sarkozy tha se liderët e BE-së kanë arritur një "qëndrim të përbashkët të detajuar", që do të paraqitet në samitin ndërkombëtar për krizën ekonomike globale, në Uashington në javën e ardhshme.

Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha se takimi i Uashingtonit nuk mund të dështojë.

"Përveç çështjeve financiare, ne jemi pajtuar po ashtu, se kjo reformë e sistemit financiar ndërkombëtar duhet të integrohet në serinë e gjerë të sfidave të shekullit 21, për të cilat ne jemi të përcaktuar t'i tejkalojmë: sigurinë e ushqimit, luftën kundër varfërisë, luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe promovimin e tregtisë së lirë përmes konkluzimeve të shpjetr atë tryezës së Dohas", tha Barroso, pas takimit të 27 liderëve të BE-së, që u mbajt në Bruksel.

Presidenti George Bush pritet të drejtojë samitin e 15 nëntorit, i cili do të bëjë bashkë liderët e 20 vendeve më të pasura në botë, dhe ekonomitë më të mëdha të vendeve në zhvillim.

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG