Ndërlidhjet

Saleh: Irakianët kanë nevojë për SHBA-të


Irakianët ende kanë nevojë për praninë ushtarake amerikane dhe koha për miratimin e marrëveshjes së sigurisë mes Uashingonit dhe Bagdadit po kalon.

Deklarata bëhet nga zv/kryeministri irakian Barham Saleh, që i takon pakicës kurde. Saleh ka ngritur shqetësimin se mosnënshkrimi i marrëveshjes së sigurisë mund të bëjë që Iraku të hyjë në "një periudhë të vakumit ligjor".

Marrëveshja e sigurisë lejon praninë ushtarake amerikane pas dhjetorit të 2008-ës, kohë kur përfundon mandati i dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Disa grupime politike irakiane kërkojnë ndryshime themelore në tekstin e marrëveshjes. Zyrtarë irakianë kërkojnë që marrëveshja të parashohë largimin e ushtarëve amerikanë nga qytetet irakiane deri më 30 qershor dhe tërheqjen e plotë të tyre nga Iraku deri në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG