Ndërlidhjet

Kabul: Sulmi ajror vrau civilët


Një hetim i përbashkët i ushtrisë amerikane dhe afgane ka nxjerrë përfundimin se sulmi ajror i javës së kaluar ka vrarë 37 civilë dhe ka plagosur 35 të tjerë në një fshat në jug të Afganistanit.

Ushtria amerikane tha se humbja e jetërave të civilëve është pasojë e veprimit të militantëve, të cilët kanë sulmuar një patrullë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të dhe të forcave afgane nga fshati Wech Baghtu.

Fshatarët i thanë hetuesve se kryengritësit shfrytëzuan shtëpitë e civilëve për të sulmuar patrullat dhe i penguan njerëzit, që të ikin.

Presidenti Hamid Karzai ka thënë se çështja e viktimave civile është burimi kryesor i tensioneve të tij me SHBA-në, derisa i ka kërkuar presidentit të zgjedhur Barack Obama, që të ndalojë vrasjet e të pafajshmëve.
XS
SM
MD
LG