Ndërlidhjet

Putin: Do të parandaloj kollapsin e ekonomisë ruse


Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin u zotua se qeveria e tij do të sigurohet që kriza ekonomike globale nuk do të çojë në krizë ekonomike të Rusisë të ngjashme me "kollapsin" në vitet e 1990-ta.

Ai tha se Rusia ka mjaft valuta të huaja dhe rezerve të arit për të parandaluar rënien e shpejtë të rublës.

Në një fjalim në kongresin e partisë së tij, Rusia e Bashkuara, Putin tha se Rusia i jep 1 miliardë dollarë Fondit Monetar Ndërkombëtar që t'u ndihmojë vendeve të varfëra ta tejkalojnë krizën finansiare globale.
XS
SM
MD
LG