Ndërlidhjet

Bagdad: Protestë kundër planit të sigurisë


Ligjvënësit irakianë kanë kompletuar leximin e dytë të propozimit për marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Seanca e Parlamentit u përcoll me kundërshtimet e ligjvënësve shiit për marrëveshjen, pasi ata u munduan të pengonin zhvillimet e seancës.

Mbështetësit e klerikut shiit, Moktada Al Sadër, kanë paralajmëruar një protestë në qendër të Bagdadit për të kundërshtuar planin.

Dokumenti, i cili zëvendëson mandatin e Kombeve të Bashkuara për trupat amerikane në Irak, bën thirrje për tërheqjen e forcave amerikane më 2011.

Qeveria e Irakut tashmë e ka miratuar planin.
XS
SM
MD
LG