Ndërlidhjet

Carter dhe Annan s'mund të hyjnë në Zimbabve


Ish sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dhe ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Jimmy Carter janë detyruar të anulojnë vizitën e tyre në Zimbabwe, për shkak se qeveria e Robert Mugabes nuk ua ka lëshuar vizat.

Annan, Carter dhe gruaja e Nelson Mandelës, Graca Machel, kishin planifikuar të vizitojnë Zimbabwen për ta vlerësuar krizën humanitare atje.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Annan, Carter tha se atyre u ishin mohuar vizat përkundër ndërhyrjes së presidentit të Afrikës së Jugut, Thabo Mbeki, i cili ndërmjetëson në krizën politike në Zimbabwe.
XS
SM
MD
LG