Ndërlidhjet

Çeki: Marrëveshja e BE-së është në harmoni me Kushtetutën


Gjykata Kushtetuese e Çekisë ka konkluduar se Marrëveshja e Lisbonës për reformat e Bashkimit Evropian, është në harmoni me Kushtetutën e këtij vendi.

Në këtë mënyrë u eliminua një pengesë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nga ana e Parlamentit të Çekisë.

Republika e Çekisë, prej janarit të vitit të ardhshëm, e merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Presidenti i këtij vendi, Vaclav Klaus, që fuqishëm e kundërshton Marrëveshjen e Lisbonës, tha në Gjykatë se Dokumenti i BE-së është në kundërshtim me sovranitetin e Çekisë.

Çekia është anëtari i fundit i BE-së që duhet të deklarohet për Marrëveshjen e Lisbonës.
XS
SM
MD
LG