Ndërlidhjet

Bagdad: 18 femra u dorëzuan te forcat amerikane


Gjithsej 18 femra nga rrjeti i sulmeve vetëvrasëse me bomba janë dorëzuar te forcat amerikane në Irak.

Forcat e Shteteve të Bashkuara njoftuan sot se femrat ishin stërvitur për sulme vetëvrasëse me bomba në provincën veriore Diyala.

Raportohet se ato ishin bindur nga prindërit e tyre dhe liderët klerikë për ta ndalur trajnimin dhe për tu dorëzuar.

Grupet terroriste kanë përdorë femrat për ndërmarrjen e sulmeve vetëvrasëse në Irak, për shkak se ato kontrollohen më pak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG