Ndërlidhjet

SHBA: Siria i kopjon taktikat e Iranit


Shtetet e Bashkuara e akuzuan Sirinë se po i adopton taktikat e Iranit për t'i penguar Kombet e Bashkuara që t'i hetojnë aktivitetet e fshehta bërthamore siriane.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore thotë se ndërtesa e Sirisë që u bombardua nga Izraeli në vitin 2007, ka shenja që të përkujtojnë reaktorin bërthamor.

Ambasadori amerikan, Gregory Schulte, i tha bordit të guvernatorëve se agjencia është e kufizuar, sepse vendi ende nuk e ka ratifikuar Protokollin Shtesë.

Protokolli konsiderohet si kyç për detektimin e aktiviteteve të fshehta bërthamore, meqë lejon inspektime përtej lokacioneve të deklaruara.
XS
SM
MD
LG