Ndërlidhjet

Sllovaki: Në praktikë pranohen pasaportat e Kosovës


Megjithëse Sllovakia në praktikë ka filluar t'i pranoj pasaportat e ri të Kosovës, ato për këtë vend nuk janë dokumente zyrtare, meqë Sllovakia edhe mëtutje nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ka thënë zëdhënësi i diplomacisë sllovake, Jan Skoda.

"Qëllimi ynë është që qytetarëve të Kosovës t'ju mundësojmë udhëtimin. Këtë e bëjmë për shkaqe humanitare", tha ai dhe shtoi se "vizat për udhëtim në Sllovaki nuk mund të merren në këtë pasaportë, por në formular të posaçëm".

Zëdhënësi Skoda, mëtutje i tha gazetës SME se "po mendojmë që në të ardhmen t'i pranojmë pasaportat të cilat i japin autoritetet e Kosovës dhe në to t'i japim vizat, por kjo nuk do të thotë se do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës".
XS
SM
MD
LG