Ndërlidhjet

Thaçi: Harroni 6 pikët, ato janë ëndërr e Beogradit


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka porositur opinionin vendor dhe ndërkombëtar që t'i harrojë gjashtë pikat e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon për dislokimin e EULEX-it në bazë të marrëveshjes së OKB-së dhe Beogradit.

"Harroni gjashtë pikët, kjo nuk do të zbatohet në Kosovë. Tema jonë është implementimi i vullnetit të popullit të Kosovës, ndërtimi dhe zhvillimi i shtetit, zbatimi i planit të Ahtisaarit", tha Thaçi në një tubim në Reçan të Prizrenit.

Lidhur me nismën e Serbisë për revidimin e Marrëveshjes së Kumanovës, Thaçi tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata të Beogradit mund të bisedojnë për çështjet e brendshme të Serbisë, por jo edhe për Kosovën.

"Kosova e ka ushtrinë e vet, i ka organet e sigurisë dhe e ka NATO-n. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës ëshët i paprekshëm dhe i pacenueshëm. Nëse Tadiq e ka parë ndonjë ëndërr të keqe, ai e din përgjigjen: çdo ushtar, polic dhe administrator i Serbisë është larguar nga Kosova. Por ëndrra e Beogradit mbetet, unë ëndrrat nuk mund t'ua shuaj, por janë të vdekura për Kosovën", tha Thaçi.
XS
SM
MD
LG