Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë e mirëpret miratimin e marrëveshjes me Irakun


Shtëpia e Bardhë e ka përshëndetur miratimin e Marrëveshjes për siguri nga ana e Këshillit të presidencës irakiane si një "e arritur e mrekullueshme".
Kjo marrëveshje e zëvendëson mandatin e Kombeve të Bashkuara, që përfundon këtë muaj. Marrëveshja, poashtu, e hap rrugën për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Iraku në fund të vitit 2011.

Miratimi nga Këshilli i presidencës irakiane, që përfshinë presidentin Jalal Talabani dhe dy zëvendës presidentët, u bë pasi javën e kaluar ky dokument u miratua në Parlamentin e Irakut, pas negociatave të gjata.

Supozohet se marrëveshja do të dalë në referendum gjatë vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG