Ndërlidhjet

SHBA-të dhe Kina ndihmojnë vendet në zhvillim


Sekretari amerikan i thesarit, Henry Paulson, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina, do ta krijojnë një fond prej 20 miliardë dollarësh për tu dhënë shtytje tregjeve financiare dhe nxitjes së tregtisë për shkak të krizës globale.

Këtë deklaratë sekretari Paulson e bëri në Pekin, në fund të Dialogut strategjik ekonomik, që zgjati dyditë.

Sipas tij, bankat qeveritare amerikane dhe kineze, për eksport dhe import, do të japin kredi për importuesit në vendet në zhvillim.
XS
SM
MD
LG