Ndërlidhjet

Obama kërkon që Blagojevich të japë dorëheqje


Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama, kërkoi që guvernatori i Ilinoisit, Rod Blagojevich, të paraqes dorëheqje.

"Presidenti i zgjedhur pajtohet se nën rrethanat aktuale është vështrië për guvernatorin që në mënyrë efektive ta bëjë punën e vet dhe t'i shërbej popullit në Ilinois", i tha agjencisë AP, Robert Gibbs, zëdhënës i zotit Obama.

Guvernatori Blagojevich ishte arrestuar dje, i akuzuar se ka kërkuar para ose favore të tjera, për ta përdorë ndikimin e vet në emërimin e zëvendësimit për vendin e Barack Obamës në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Ai sot është liruar nga arresti, pasi ka paguar një shumë të të hollave, por akuzat mbesin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG