Ndërlidhjet

Gates: Kundërshtarët të mos e testojnë Obamën


Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates ka paralajmëruar se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara do të gabonin rëndë nëse do ta testonin presidentin e zgjedhur Barack Obama në Lindjen e Mesme kur ai të marrë detyrën.

Duke folur në një konferencë për sigurinë rajonale në Bahrein, gates tha se rajoni i pasur me naftë do të mbetet shqetësimi kryesor i Shteteve të Bashkuara.

Gates, i cili do ta mbajë këtë post edhe kur Obama të kalojë në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu u bëri thirrje vendeve sunite arabe që ta mbështesin qeverinë e Irakut me marrëdhënie të plota diplomatike.
XS
SM
MD
LG