Ndërlidhjet

Greqi: Protestat hyjnë në ditën e 13-të


Mijëra protestues grekë kanë hedhur bomba zjarri dhe gurë mbi policinë që kishte rrethuar ndërtesën e Parlamentit. Në ditën e 13-të të demonstratave antiqeveritare është kërkuar llogari për vrasjen e adoleshentit dhe politikat ekonomike të qeverisë.

Protestuesit kanë premtuar vazhdimin e demonstratave edhe gjatë vitit të ardhshëm. Një 16 vjeçar është qëlluar mbrëmë vonë në Athinë nga persona të panjohur, çfarë ka shtuar tensionet.
XS
SM
MD
LG