Ndërlidhjet

Turqi: Armata nuk u kërkon falje armenëve


Shtabi i Përgjithshëm i armatës turke ka shprehur kundërshtime ndaj fushatës në internet, në të cilën afro 14 mijë njerëz kanë kërkuar falje për vrasjen e qindra mijëra armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.

Televizioni NTV e citoi zëdhënësin e shtabit të përgjithshëm, Metin Durak, të ketë thënë se kjo nuk është e drejtë dhe "mund ta lëndojë Turqinë".

Fushata e titulluar "Unë kërkoj falje", që u inicua nga gazetarë dhe akademikë turq, filloi të hënën.

Fushata gjithashtu është dënuar nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan.
XS
SM
MD
LG