Ndërlidhjet

Gaza: Izraeli sulmon pozitat e Hamasit


Izraeli ka ndërmarrë sot sulme ajrore kundër militantëve të Hamasit në rreth 30 lokalitete të Rripit të Gazës.

Armata izraelite konfirmoi se ka kryer sulme ajrore, duke thënë se në shënjestër ka qenë "infrastruktura terroriste". Komente tjera për sulmin nuk u bënë.

Sulmi pasoi vendimin e kabinetit të kryeministrit Ehud Olmert për kundërpërgjigje për shkak të sulmeve raketore ndërkufitare palestineze kundër Izraelit.

Televizioni Al Jazeera, citoi kreun e spitalit në Gaza të ketë thënë se më shumë se 120 njerëz kanë vdekur dhe 200 të tjerë janë plagosur në sulmet.

Burime tjera dhanë shifra më të pakta të viktimave.

Ndërkohë, zëdhënësja e ushtrisë izraelite tha se forcat e armatosura mund ta sulmojnë udhëheqësinë e Hamasit si pjesë e ofenzivës së tyre në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG