Ndërlidhjet

Kabul: Forcat e koalicionit vranë 6 militantë


Forcat e koalicionit dhe ato të Afganistanit thanë se kanë vrarë gjashtë miliatntë gjatë një patrullimi në rajonin më të trazuar të vendit.

Koalicioni tha se forcat e kombinuara ishin duke patrulluar të enjten në provincën Helmand, kur i vërejtën militantët dhe i sulmuan, duke ua shkatërruar armatimin.

Më shumë se 6 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e kryengritjes në Afganistan gjatë vitit 2008.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG