Ndërlidhjet

Rice paralajmëron për tensionet Indi-Pakistan


Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice u ka shprehur shqetësimet e saj Indisë dhe Pakistanit lidhur me rritjen e tensioneve ndërmjet dy vendeve.

Departamenti i Shtetit njoftoi se në bisedat telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari dhe ministrin e Jashtëm të Indisë, Pranab Mukherjee, Rica ka tërhequr vërejtjen për rritjen e tensioneve pas sulmeve të muajit të kaluar në Mumbai, për të cilat Nju Delhi i akuzon militantët pakistanezë.

Në sulmet terroriste në Mumbai vdiqën gjithsejt 172 njerëz, përfshirë nëntë sulmuesi të armatosur.
XS
SM
MD
LG