Ndërlidhjet

Obama zgjedh shefin e ri të CIA-s


Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama, sipas zyrtarëve të Partisë Demokratike, ka zgjedhur për shef të CIA-s Leon Panetta, ish shef i stafit të Shtëpisë së Bardh në administratën Klinton.

Nëse kjo konfirmohet, Paneta do të jetë emërim befasues në këtë post, pa përvojë në botën e shërbimit intelegjent. Penetta ka qenë një kohë të gjatë kongresmen nga Kalifornia. Ai ka shërbyer në Grupin për Studime të Irakut, një panel që përgatiti raportin në fund të 2006 me dhjetra rekomandime për kthimin e kursit të luftës në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG