Ndërlidhjet

OKB-ja thotë se do t'i vazhdoj aktivitetet në Gazë


Kombet e Bashkuara thonë se planifikojnë vazhdimin e shpërndarjes së ndihmave për mijëra palestinezë në Rripin e Gazës, sa më shpejtë që të jetë e mundur, pasi Izraeli ka premtuar siguri.

Në një kumtesë, agjencitë për ndihma të OKB-së, thanë se kanë marrë "sigurime kredibile" se personeli i OKB-së do të respektohet plotësisht nga Izraeli.

Kombet e Bashkuara të enjten i pezulluan veprimtaritë e tyre në Rripin e Gazës, pasi një konvoj i OKB-së u qëllua nga predhat e ushtrisë izraelite.

Kombet e Bashkuara thonë se 80 përqind e 1.5 milion njerëzve në Rripin e Gazës, kanë nevojë për ndihmë në ushqime.
XS
SM
MD
LG