Ndërlidhjet

Cheney: Obama t'i ndjekë politikat e Bushit


Nënpresidenti Dick Cheney tha se presidenti i zgjedhur Barack Obama mund ta vë në rrezik sigurinë e Shteteve të Bashkuara nëqoftëse nuk i përkrah politikat e presidentit Bush për luftimin e terrorizmit.

Në një intervistë për sistemin publik amerikan PBS, Cheney tha se vendi nuk është sulmuar që nga 11 shtatori, 2001, të paktën për shkak të politikave të Bushit.

Cheney tha se administrata e re do të duhej ta mbajë burgun ushtarak amerikan në Guantanamo, si dhe programin për mbikqyrjen e terroristëve dhe teknikat e hetimit për të dyshuarit me rrezikshmëri të lartë.
XS
SM
MD
LG