Ndërlidhjet

Nju Jorku e përshëndet pilotin hero


Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg e ka përshëndetur si hero pilotin, i cili e uli aeroplanin në lumin Hudson, duke shpëtuar jetën e 155 njerëzve në bord.

Chesley Sullenberger e drejtoi aeroplanin në ulje emergjente pasi motorët e aeroplanit dështuan kur në to u përplas një tufë e zogjve pak minuta pas fluturimit.

Një njeri e theu këmbën, por shumica kaluan të palënduar, përveç që qëndruan në të ftohtë mbi krahët e aeroplanit derisa i pritnin anijet e shpëtimit.

XS
SM
MD
LG