Ndërlidhjet

Podgoricë: Dënohen 9 ish zyrtarë policie


Drejtësia në Mal të Zi ka ngritur akuzat ndaj nëntë ish policëve për kthimin me forcë të 79 civilëve boshnjakë në Bosnjë në vitin 1992.

Shumica e 79 personave të dëbuar atë kohë nga Mali i Zi qenë futur në burg dhe aktualisht rezultojnë të vdekur.
Në mesin e të akuzuarve janë dhe dy ish zëvendësministra të brendshëm.

Qeveria e Malit të Zi vendosi të dëmshpërblejë familjet e viktimave dhe të mbijetuarit në mesin e 79 personave të dëbuar me një shumë në vlerë prej mbi 5 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG