Ndërlidhjet

S. Rice: Izraeli të bëjë hetime për sulme në Gaza


Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, tha se është përgjegjësi e Izraelit që të zhvilloj hetime lidhur me raportet se ushtria ka bërë shkelje të ligjit ndërkombëtar gjatë ofensivës trijashëve kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Në fjalimin e saj të parë në OKB, Susan Rice kërkoi nga vendet e tjera që të përmbahen nga "politizimi i këtyre çështjeve të rëndësishme".

Ajo theksoi se Hamasi poashtu është fajtor për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, meqë ka hedhur raketa nga Gaza kundër Izraelit dhe ka përdorë civilët si mbrojtje e gjallë nga forcat izraelite në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG