Ndërlidhjet

Serbët bllokojnë magjistralen Mitrovicë - Rashkë


Pjestarë të komunitetit serb në veri të Kosovës kanë bllokuar sot prej orës 11 magjistralen Mitrovicë – Rashkë, në shenjë kundërshtimi me, siç thonë ata, "ardhjen e njëanshme" të misionit evropian EULEX në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Ata kanë bllokuar edhe rrugën në dalje të Zveçanit, që çon drejt fshatit Rudarë dhe rrugën që prej Zubin Potokut çon deri tek vendkalimi kufitar Brnjak.
Sipas organizatorëve ky është vetëm hapi i parë i shprehjes së pakënaqësisë me zhvillimet e fundit në veri.

Raportohet se nuk ka pasur incidente.
XS
SM
MD
LG