Ndërlidhjet

Tbilisi: Rusia dërgoi 27 aeroplanë në Abkhazi


Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë, Grigol Vashadze tha se Rusia ka dërguar 27 aeroplanë luftarakë në bazën e saj në rajonin separatist të Abkhazisë.

Vashadze deklaroi se aeroplanët janë dërguar në bazën ushtarake Gdauta.

Ai tha se kjo është shkelj e marrëveshjes së vitit 1999 për forcat konvencionale në Evropë.

Agjencia AP citoi zëvendës ministrin e mbrojtjes të Abkhazisë, Garry Kupalba të ketë thënë se në bazën Gudauta nuk ka aeroplanë rusë.
XS
SM
MD
LG