Ndërlidhjet

Biden flet në Mynih


Sot zhvillohet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare të sigurisë, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Ministri i jashtëm gjerman në hapje të takimit tha se ekziston një mundësi për të arritur marrëveshje në çështje si çarmatimi apo të tjera që lidhen me mbrojtjen.

Zëvendëskryeministri rus theksoi se ekziston mundësia për ndryshime historike. Sergei Ivanonv kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të rinovojnë paktin për çarmatimin dhe shtoi se planet për vendosjen e mbrojtjes raketore amerikane në Evropë nuk i ndihmon situatës.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden do të flasë gjatë ditës në konferencën e Mynihut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG