Ndërlidhjet

Sulmet talebane forcojnë vendosmërinë e SHBA-ve


Shtëpia e Bardhë tha se seria e sulmeve të talebanëve në Afganistan e ka forcuar vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara që të dilet me një politikë të drejtë për këtë vend.

Komentet u bënë pasi të paktën 26 njerëz e humbën jetën në tre sulme vetëvrasëse dhe shkëmbim zjarresh në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Ministri i Brendshëm, Hanif Atmar u tha gazetarëve se pothuajse sulmet simultane në zyrat e qeverisë u kryen nga ata, të cilët ai i përshkroi si armiq të Afganistanit.

Sot në Kabul qëndron emisari i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG