Ndërlidhjet

Clinton: Kryeministri Aso viziton presidentin Obama


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha sot se kryeministri i Japonisë, Taro Aso, do ta vizitoj presidentin amerikan, Barack Obama, gjatë javës së ardhshme.

Kështu, zoti Aso do të jetë lideri i parë ndërkombëtar, që do ta vizitoj presidentin Obama, në Shtëpinë e Bardhë.

Në një konferencë për gazetarë në Tokio, ku ndodhet për vizitë, sekretarja Clinton ka bërë ftesë për aksion të koordinuar për ripërtritjen e ekonomisë globale.

Zyrtarja e lartë amerikane e viziton Japoninë në kuadër të turneut të saj të parë tejoqeanik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG