Ndërlidhjet

Manaj: Policia do të reagoj ndaj provokimeve


Zëvendës kryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, u bëri ftesë qytetarëve të Kosovës, që njëvjetorin e pavarësisë ta festojnë "me dinjitet, solemnisht dhe në mënyrë paqësore".

Ai theksoi se "qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e të gjitha manifestimeve, që kanë të bëjnë me shënimin e njëvjetorit të pavarësisë".

Zëvendës kryeministri Manaj tha se "çfarëdo provokimesh eventuale, që mund të ndodhin në Kosovë, e veçanërisht në pjesën veriore, do të ballafaqohen me reagimin e policisë së Kosovës".
XS
SM
MD
LG