Ndërlidhjet

Koreja Veriore i kërcënohet Koresë Jugore


Koreja Veriore iu ka kërcënuar Koresë Jugore, duke thënë se Pheniani është i gatshëm për luftë kundër Seulit.

Raportohet se Koreja Veriore ia ka tërhequr vërejtjen Koresë Jugore edhe lidhur me mbajtjen e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara, të parapara për muajin e ardhshëm, duke akuzuar të dy aleatët se po përgatisin invadimin e Koresë Veriore.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore thonë se këto ushtrime vjetore kanë për qëllim vetëm përgatitje për mbrojtje.

Këto deklarata nga Koreja Veriore u bënë para arritjes së sekretares amerikane të shtetit, Hillary Klinton në Seul. Kjo vizitë është e planifikuar për sot.
XS
SM
MD
LG